Shqiptarja e njohur renditet në listën e femrave më me ndikim në botë për vitin 2023

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptarja e njohur renditet në listën e femrave më me ndikim në botë për vitin 2023

Ndikimi – fuqia për të bindur, për të mbrojtur ndryshimin dhe për të imagjinuar mënyra më të mira për të bërë gjërat – merr shumë forma.

Askund nuk është më e qartë kjo se sa në numrin e përvitshëm të Financial Times, ‘Gratë e Vitit’, një listë e grave më me ndikim në botë.

Ky projekt i veçantë u përpilua, gjatë disa muajve, në konsultim me qindra gazetarë të FT në dhjetëra zyra, lexuesit dhe drejtuesit e industrisë. Rezultati përfundimtar është një listë me vajza e gra që kanë marrë vlerësime prestigjioze, por edhe çmimet Nobel, Pulitzer, Grammy dhe Kupa Bote.

Në numrin e përvitshëm të revistës mes grave më me ndikim në botë renditet edhe shqiptarja Mira Murati.

Puna që ka zgjedhur të bëjë me pasion, dhe impakti që ajo lë në të tashmen dhe të ardhmen, ka bërë që shefja e teknologjisë OpenAI të renditet mes emrave të mëdhenj si Margot Robbie, Beyoncé, Barbara Kingsolver, Margot Robbie, Beyoncé, Lola Shoneyin etj, si një ndër gratë më të fuqishme në botë.

Shefja e teknologjisë OpenAI, Mira Murati, është në krye të transformimit të thellë dixhital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese. Udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë AI në jetën tonë të përditshme, si dhe si të zhvillojmë AI me përgjegjësi në lidhje me sigurinë dhe rregulloren.

Tepër e vëmendshme në parashikimin e ndërveprimeve njerëzore-AI, Mira është pro testimeve të hapura, publike – duke na inkurajuar të kapim këtë moment unik në kohë. Si diçka dukshëm e rrallë – një grua që drejton një kompani teknologjike – historia dhe lidershipi i Mirës janë po aq frymëzues sa teknologjia që përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr”- shkruan Marissa Mayer, bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e startup-it të inteligjencës artificiale Sunshine, në dedikimin drejtuar Muratit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49906 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE