Tifozi kuq i zi nga Struga ndjek këmba-këmbës Kombëtaren/Bën thirrje për pasaportë shqiptare!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tifozi kuq i zi nga Struga ndjek këmba-këmbës Kombëtaren/Bën thirrje për pasaportë shqiptare!

Besmir Limani ka ndjekur plot 39 ndeshje të Kombëtares shqiptare, përfshirë edhe atë të mbrëmjes së djeshme. Tifozi i zjarrtë ka qenë nga Zyrihu në Pragë, nga Praga në Tiranë këtë javë dhe niset për në shtëpi, në Zyrih. Ai prej vitesh ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi në çdo ndeshje, pikturon në fytyrë flamurin shqiptar.

Limani ishte mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku rrëfeu vështirësitë dhe sakrificat. Gjithashtu gjatë intervistës, tifozi zbuloi se ka bërë kërkesë të ketë pasaportë shqiptare, por nuk ia kanë dhënë.

Herën e parë që kam udhëtuar ka qenë ndeshja heroike ku nga bekoi Bekimi në Portugali, 1-0. Kam udhëtuar nga Zvicra i ngjyrosur se ashtu ra koha, që nuk mund të udhëtoja më parë për në Portugali. Edhe më pyet polici zviceran ‘si ka mundësi, ti i ngjyrosur edhe vjen me pasaportë zvicerane?’. Se unë nuk e posedoj pasaportën shqiptare, edhe pse kam aplikuar. Nuk e di, këto që vendosin nuk e shohin të arsyeshme shumë, jo vetëm mua, çdo shqiptar, si shqiptari i Ulqinit, si shqiptari i Tuzit, por edhe këto nga Struga siç jam unë, do të kenë të drejtën të marrin pasaportën. Jemi shqiptarë, ne nuk lindëm nga hëna këtu. Jemi një.

U takon autoriteteve shqiptare këtu që procedojnë kërkesat për t’u pajisur me pasaportat shqiptare, që shqiptarët etnikë që e kërkojnë atë, të bëhen pjesë e qytetarisë shqiptare.

Po. Se ke kombësi të tjera afër që nuk dua t’ua përmendin emrin, të cilët jetojnë këtu te ne në Shqipëri dhe kanë pasaportën. Dhe pse ne jo? Pse ne shqiptarët nga Gostivari mos ta kemi pasaportën? Ku është këtu problemi?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE