Kultivonte kanabis në banesë, arrestohet Enca Haxhia

vovalbania September 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kultivonte kanabis në banesë, arrestohet Enca Haxhia

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ruenca Haxhia e njohur me emrin e artit si “Enca”, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.

Ajo akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike pas një kontrolli të efektivëve të Komisariatit nr. 1 në vilën e kësaj të fundit në Lundër.

Në ballkonin e këngëtares u gjetën 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis. Ajo është shprehur se lëndën narkotike e përdorte për përdorim vetjak.

Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri i huaj i këngëtares, lidhja me të cilin u përfol shumë në media.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51226 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE