E pabesueshmja ndodhi për Arbana Osmanin

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pabesueshmja ndodhi për Arbana Osmanin

Arbana Osmani e ka treguar qartë dashurinë e madhe që ka për ushqimin dhe për këtë nuk ka askush asnjë lloj dyshimi.

Ndërkohë që herë pas herë publikon ushqimet e veçanta që konsumon, rreth një javë më parë, Osmani ka vendosur të bëjë një premtim publik të cilin duket se e ka mbajtur.

“Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër”, ka shkruar Arbana në një postim të bërë në atë kohë.

Por pavarësisht se frekuentimi i palestrës nuk ndodhi të nesërmen, Arbana ka vendosur që të fillojë ushtrimet ditën e sotme dhe duket se e ka marrë me shumë energji.

“E pabesueshmja ndodhi”, ka shkruar Arbana në postimin e saj në “Instastory”, ku shihet e veshur me një kostum të zi sportiv, teksa pozon përpara pasqyrës në një palestër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE