Franca urdhëron ndalimin e shitjeve të iPhone 12, shkak nivelet e rrezatimit

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca urdhëron ndalimin e shitjeve të iPhone 12, shkak nivelet e rrezatimit

Franca ka urdhëruar Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të rrezatimit elektromagnetik. Mbikëqyrja franceze ANFR ka informuar Apple për vendimin e saj për të ndaluar shitjen e iPhone 12 pas testeve të kryera dhe që gjithashtu të rregullojë telefonat aktualë.

ANFR i ka kërkuar Apple që nëse nuk mund ta zgjidhë problemin nëpërmjet një përditësimi të softuerit, duhet të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur ndonjëherë në vend. iPhone 12 u lëshua për herë të parë në shtator 2020 dhe ende shitet në mbarë botën.

Apple i tha BBC-së se po kundërshtonte kërkesën e ANFR-së dhe tha se i kishte ofruar rregullatorit rezultatet laboratorike nga vetë gjigandi i teknologjisë dhe palët e treta, të cilat tregojnë se pajisja është në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse.

Ministri dixhital i Francës, Jean-Noel Barrot është shprehur se vendimi ishte për shkak të niveleve të rrezatimit mbi pragun e pranueshëm, sipas Reuters. Ai pretendon se një përditësim i softuerit do të mjaftonte për të zgjidhur problemin e rrezatimit, të cilin kompania amerikane e shet që nga viti 2020.

“Apple pritet të përgjigjet brenda dy javësh. Nëse nuk e bëjnë, unë jam gati të urdhëroj një tërheqje të të gjithë iPhone 12 në qarkullim. Rregulli është i njëjtë për të gjithë, duke përfshirë gjigantët dixhitalë,” shtoi ai.

Bashkimi Evropian ka vendosur kufijtë e sigurisë për vlerat SAR të lidhura me ekspozimin ndaj telefonave celularë. Mbikëqyrësi francez tani do t’ua përcjellë gjetjet e tij rregullatorëve në shtetet e tjera anëtare të BE-së. Në vitin 2020, Franca zgjeroi rregulloret që u kërkonin shitësve me pakicë të shfaqin vlerën e rrezatimit të produktit në paketim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE