Njihuni me vilën e re të Messi-t dhe vlerën marramendëse që ka shpenzuar për të

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me vilën e re të Messi-t dhe vlerën marramendëse që ka shpenzuar për të

Lionel Messi është duke kaluar një periudhë të shkëlqyer te Inter Miami, ku po shënon shifra rekorde fitimesh.

Superylli i futbollit, i cili nënshkroi kontratë prej dy vjet e gjysmë me klubin e MLS, me përfitime sezonale ndërmjet 50-60 milionë dollarë, ka qenë në kërkim të një super shtëpie.

“Goal” njofton se Messi ka blerë një pronë të re luksoze në Fort Lauderdale në vlerën prej afro 10.8 milionë dollarë e cila ka 10 dhoma gjumi, Spa, një pishinë, etj.

Ylli i futbollit ka pasur një apartament luksoz në Miami në vlerën prej 9 milionë dollarësh dhe ka dy apartamente të tjera në Sunny Isles Beach, por ka qenë në kërkim të një shtëpie tjetër me bashkëshorten Antonela Roccuzzo.

لقطات من التصوير الجوي لمنزل الأسطورة ميسي الجديد في فلوريدا😍 pic.twitter.com/lJYOEH4PlO

— Messi Xtra (@M30Xtra) September 12, 2023

Prona e re e cila është 1.600 metra katrorë ndodhet vetëm 8 kilometra larg stadiumit dhe gjithaashtu ka një palestër personale dhe një kuzhinë të veçantë të ndërtuar në stilin italian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50478 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE