A do të hyjë në “Big Brother VIP 3”?! Meri Shehu thyen heshtjen!

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të hyjë në “Big Brother VIP 3”?! Meri Shehu thyen heshtjen!

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e të enjtes e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit për vitin 2024. Por jo vetëm kaq, pasi ajo u pyet në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për të, ku është përfolur se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Meri u shpreh se ‘për momentin nuk di gjë’, por do ta mendonte nëse do të merrte një ftesë që të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Po flisnim pak më herët për “Big Brother” dhe një ndër emrat që qarkullon, të paktën nga portalet, është edhe emri yt. Ka diçka të vërtetë?

Ku di unë, ja mendojeni ju, nuk e di për momentin.

Por nëse do të bëhej një ftesë, do ta mendoje?

Patjetër. Pse mos ta mendoja?

Producentja Sara Hoxha, e ftuar në “Më lër të flas” tregoi detaje ekskluzive nga spektakli që ka thyer rekorde “Big Brother VIP 3”. Numri i personazheve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që pritet të ndezë dritat më 13 janar do të jetë dyfishi i edicionit të kaluar. Sara Hoxha theksoi se ka një investim kolosal në të gjitha elementet e programit që ka bërë për vete shqiptarët, që nga kamerat e deri tek teknologjia, duke zbuluar edhe projektin e shtëpisë me disa foto ekskluzive. Ndëkohë tanimë është mësuar se këtë edicion do ta moderojë Ledion Liço. Ne mezi po presim datën 13 Janar për të zbuluar banorët që do të jenë pjesë e shtëpisë dhe opinionistët, të cilët Sara Hoxha zgjodhi që të mos i tregojë ende.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE