Rudina Dembacaj flet për marrëdhënien me Mark Frrokun dhe zbulon të vetmen arsye të debateve

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rudina Dembacaj flet për marrëdhënien me Mark Frrokun dhe zbulon të vetmen arsye të debateve

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, në një intervistë televizive foli për pushimet verore, marrëdhënien e ngushtë me të bijën, motrën dhe për familjen e saj të madhe.

Por jo vetëm kaq, pasi aktorja me humor zbuloi edhe arsyen e vetme për të cilën zihet me bashkëshortin e saj, Mark Frroku. Sipas saj, arsyeja është kërkesa e tij për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Unë me partnerin, i vetmi sherr ky është. Do fillojmë një fëmijë. Marku është shumë i gatshëm, mesa duket ngaqë nuk ngel vetë me barrë. E ka shumë komode këtë kërkesën, e bën gjatë gjithë kohës. Trembet shumë kur ne takojmë njerëz me fëmijë. Para pak ditësh unë isha me shokun tim të ngushtë për darkë dhe ata kishin marrë me vete fëmijën e tyre 1 vjeç.

Sa kishte marrë këmbët ajo, si nuk u ul një sekondë. E ajo e ëma si nuk bëri një muhabet me ne. Lëvizte fëmija dhe unë shikoja Markun në sy. E mesa duket është me moshë, e unë jam plakur. Marku nuk e ha më këtë, se e përdorja. Janë punët e Zotit. Është impenjim i madh. Unë jam gjatë gjithë kohës me Viktorian. Kur ajo mbaron angazhimet e veta, do që të jetë me mua në çdo moment. E kam marrë në prova, në xhirimet e filmit”, tha Rudina Dembacaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE