Upss! Dj Geek “thumbon” Dafina Zeqirin pasi zyrtarizoi DJ e saj të ri

vovalbania September 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Dj Geek “thumbon” Dafina Zeqirin pasi zyrtarizoi DJ e saj të ri

Dj Geek ka shpërndarë një postim në Instagram që rrjeti po e komenton si thumbim për Dafina Zeqirin dhe grupin e saj. Kjo pasi postimi i tij erdhi pas njoftimit të Dj të ri të këngëtares.

Geek ka ndarë në Instastory një ‘fabulë’ për sorrën dhe shqiponjën, me mbishkrimin: “Hakmarrja më e mirë është suksesi.”

Nuk dihet ende se pse ai dhe Dafina ndanë rrugët, por vlen të përmendet se nuk ka qenë ndarje miqësore pasi para pak ditësh Dafina e hoqi nga Instagrami.

Pasi u ndanë disa muaj më parë, dyshja vijoi të shfaqej bashkë në koncerte duke u treguar shumë profesionalë e duke ndarë jetën intime nga karriera. Përmes një postimi në mediat sociale, pak ditë më parë Dj Geek bëri të ditur për të gjithë publikun e tij, ndarjen me këngëtaren e njohur dhe grupin e saj “Moneyz”.

Ai shkruante se 6 vitet e fundit kanë qenë një eksperiencë shumë e veçantë për të teksa falenderon ekipin e “Moneyz” dhe paralajmëronte se do shihemi shumë shpejt me projekte të reja.

Sakaq nuk ka vonuar gjetja e zëvendësimit të tij, i cili do jetë Dandara.

‘Është zyrtare. Duam t’i urojmë mirëseardhje publikisht anëtarit tonë më të ri, DJ Dandara në familjen tonë’, ka njoftuar në mediat sociale grupi “Moneyz” ditën e djeshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE