“A t’a do burrin Efi?”- Ja si i përgjigjet pyetjes së sikletshme të moderatores Mikela Pupa

vovalbania September 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“A t’a do burrin Efi?”- Ja si i përgjigjet pyetjes së sikletshme të moderatores Mikela Pupa

Ditën e djeshme Mikela Pupa, ka qenë e ftuar në programin “Shqipëria Live”, drejtuar nga Erjona Rusi dhe Arion Muça, ku ka folur më tepër për jetën e saj personale, karrierën, miqësinë me Efin si edhe planet që ka për të ardhmen.

Pupa, e cila është bërë e njohur falë pjesëmarrjes së saj në programin “Perputhen”, ka konfirmuar për “Shqipëria Live” se po shijon një lidhje të re, për të cilin është shprehur se e kishte patur shumë shok më parë.

Mikela ka treguar se djali me të cilin është e dashuruar dhe ka nisur bashkëjetesën, nuk është personazh publik por që i përket fushës së artit. Pupa ka treguar se nuk dëshiron ta bëjë publike fytyrën e të dashurin pasi vet ai nuk e do këtë gjë.

Mirëpo teksa Mikela po fliste për të dashurin e saj, Arioni i bëri një pyetje paksa të sikletshme.

“A t’a do burrin Efi“, e pyeti Arioni, ndërsa Erjona si për t’a zbutur pak situatën i tha: “Më saktë duhet të themi a t’a respekton (se të dua është fjalë e madhe)”.

Mikela u përgjigj se me partnerin u njoh falë Efit, pasi kjo e fundit ka prej vitesh shok me të.

“Unë në fakt e kam njohur nga Efi. Domethënë Efi e ka prej 10 vitesh shok dhe unë isha në grupin e tyre shoqëror. Shyqyr që nuk kemi zënka se ajo do jetë në mes. Marrëdhënia kur dalim të tre është shumë e mirë”, tha Mikela.

Më pas, Mikelës iu shfaq në ekran një foto me ish-partnerin e saj, Erionin, për të cilin tha:

“Nuk do doja shumë që të flisja për të, sepse nuk dua ti jap vëmendje një gjëje që unë e kam mbyllur, Eshte dhe mosrespektim ndaj personit që kam sot në krah”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE