E rëndë/ Greku vret shqiptarin për një vend parkimi: ”Mbarova punë me ty”

vovalbania September 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë/ Greku vret shqiptarin për një vend parkimi: ”Mbarova punë me ty”

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë këtë të premte me Pire të Greqisë. Ai u qëlluar me pushkë nga një 68-vjeçar grek.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari është baba i 3 fëmijëve dhe punonte në një parking, aty dhe ku ndodhi ngjarja tragjike. “Mbarova punë me ty”, mësohet se bërtiti 68-vjeçari pasi e qëlloi dhe vrau shqiptarin.

Autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Përpara se ta qëllonte për vdekje, palët patën një zënkë. Shkak dyshohet se u bë fakti se autori kërkonte një vend të mirë në parkingu.

Pas sherrit, autori shkoi lart në apartamentin e tij, mori pushkën dhe u kthye te parkingu duke e qëlluar 39-vjeçarin me gjakftohtësi. “E vrau për një vend parkim”, tha një dëshmitar.

68-vjeçari u arrestua nga policia greke, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE