Pësoi aksident të rëndë me makinë, aktorja e njohur Anne Heche në gjendje kritike për jetën!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pësoi aksident të rëndë me makinë, aktorja e njohur Anne Heche në gjendje kritike për jetën!

Aktorja e njohur, Anne Heche është intubuar dhe ndodhet në një gjendje kritike pasi përplasi makinën e saj në një garazh përpara se të largohej me shpejtësi dhe ta përplaste atë në një bllok apartamentesh që përfundoj duke shpërthyer. 53-vjeçarja pësoi djegie të tmerrshme gjatë përplasjes dhe u nxor nga rrënojat e shkatërruara nga zjarrfikësit pasi makina saj shpërtheu në flakë në Los Angeles.

Imazhet tronditëse tregojnë makinën e djegur Mini Clubman-it të saj. Një fotografi e mëparshme tregon gjithashtu Hechen disa momente përpara aksidentit të dytë në timon, me atë që dukej të ishte një shishe vodka. Videoja e kapur nga një kamerë tregon automjetin në pronësi të aktores duke kaluar me shpejtësi në një rrugë “Mar Vista” pak çaste përpara se të përplasej me një shtëpi. Përplasja e tmerrshme bëri që makina të shpërthejë në flakë përpara se Heche të tërhiqej nga zjarrfikësit dhe të dërgohej në spital me një ambulancë.

Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles tha se iu deshën 65 minuta 59 zjarrfikësve për të shuar flakët. “Gjendja e saj i pengon mjekët të kryejnë ndonjë test për të përcaktuar nëse ajo ishte duke lëvizur nën ndikimin e alkoolit”, raportoi TMZ. Heche, së fundmi luajti në filmin aksion “13 Minutes”, në të cilin ajo luajti së bashku me Thora Birch, Amy Smart dhe Will Peltz. Ajo kaloi një divorc publik në janar 2018 nga ish-bashkëshorti i saj, James Tupper. Çifti ishte së bashku për 10 vjet dhe kanë një djalë, Atlas. Ajo ishte e njohur edhe për romancën e saj me Ellen DeGeneres në vitet 1990.

Marrëdhënia e saj romantike me Ellen DeGeneres në fund të viteve ’90 rezultoi në një vëmendje intensive mediatike në atë kohë. Në një intervistë të vitit 2021 me Page Six, Heche tha se ndihej në “listën e zezë” pasi doli në publik me lidhjen e tyre. Heche është shfaqur në seriale të shumta televizive kohët e fundit, duke përfshirë “The Brave”, “Quantico” dhe “Chicago PD”. Ajo ka disa projekte aktrimi aktualisht në post-produksion, sipas profilit të saj në IMDB.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE