Zbulohet e vërteta e arrestimit të Getinjo

vovalbania September 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet e vërteta e arrestimit të Getinjo

Një artikull po qarkullon në rrjetet socialet ku thuhet se reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, është arrestuar.

Mirëpo ky lajm është mohuar nga vëllai i tij, Mozzik, por ishte po ai që ngriti dyshimet.

Në një prononcim për “Indeksonline” ai ka hedhur poshtë këto shkrime. “Jo, fake news është ky”- ka thënë shkurt ai.

I gjithë ky “trubullim” erdhi pasi Mozzik ka ndarë për publikun një postim në Instagram me mbishkrimin: “Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti”. 

Mozzik i pëlqen të bëjë lëmsh rrjetin dhe mesa duket kështu ka bërë edhe sot.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49499 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE