I konsideron shqiptarët më keq se talebanët, Bled Mane “shpërthen” ndaj Arjan Çanit: “Ky është monstra…”

vovalbania September 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I konsideron shqiptarët më keq se talebanët, Bled Mane “shpërthen” ndaj Arjan Çanit: “Ky është monstra…”

Ndërsa zëdhënësi i Fredi Belerit ka thënë gjatë një debati televiziv në Top Story se Partia Demokratike do duhej të kishte kandiduar me 61 Fred Belerër në të gjithë Shqipërinë, Arjan Çani në studion e Erla Mëhillit në Euronews, ka bërë një tjetër deklaratë.

Sipas tij, Shqipëria është vend talebanësh dhe shqiptarët janë më keq se talebanët, ndërkohë që grekët i quajti seriozë.

Kohë më parë në një deklaratë, Çani ka thënë se shqiptarët kanë zbritur nga malet e Kaukazit.

Nisur nga këto deklarata të Arjan Çanit, ka ardhur dhe një reagim nga gazetari i njohur, Bled Mane.

Teksa ka cituar edhe njëherë fjalët e Çanit, Mane shkruan:

“Ky është monstra më antishqiptar dhe Shqipëria e pasuron çdo ditë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE