45-vjeçari sulmon nënën me grushte dhe shkelma, e moshuara ndërron jetë në spital

vovalbania September 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
45-vjeçari sulmon nënën me grushte dhe shkelma, e moshuara ndërron jetë në spital

Nerina Fontana, 72-vjeçarja e sulmuar me shqelma dhe grushta nga djali i saj Ruben Andreoli, 45 vjeç, pas një debati në shtëpi në Lugana di Sirmione, ndërroi jetë gjatë natës. Gruaja vdiq në spital pak pas mesnate, në spitalin e Breshias, ku ishte shtruar pasditen e së premtes.

Karabinierët e Sirmione, po hetojnë atë që ndodhi në apartamentin në katin e pare ku jetonte gruaja.

Baza e argumentit duket të jetë një udhëtim në Ukrainë që burri po organizonte me partneren e tij, me origjinë nga vendi lindor, e cila ishte e pranishme në shtëpi në momentin e sulmit brutal.

Fqinjët kanë lajmëruar për ndihmë dje rreth orës 18:30 të alarmuar nga britmat që vinin nga banesa.

Duket se debati i nisur në shtëpi ka vijuar në ballkonin e banesës, ku 45-vjeçari e ka sulmuar nënën e moshuar me shqelma dhe grushta dhe ajo është mbuluar nga gjaku.

Burri, një punëtor magazine në një kompani në Peschiera del Garda, u arrestua nga Karabinierët me akuzën e vrasjes së rëndë, pas marrjes në pyetje që zgjati gjatë gjithë natës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE