Capital T bën debutimin e tij si aktor/ Ja ku do e shohim…

vovalbania September 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Capital T bën debutimin e tij si aktor/ Ja ku do e shohim…

Capital T është një ndër reperët mjaft të preferuar në tregun muzikor shqiptar, i cili numëron shumë projekte të suksesshme.

Artisti, i cili së fundmi elektrizoi Prishtinën me koncertin e tij “Capsule II”, ka vendosur të bëjë debutimin e tij si aktor, duke surprizuar të gjithë ndjekësit e tij.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, reperi i njohur ka bërë publik lajmin se shumë shpejt do të shfaqet filmi ku ai ka marrë pjesë për herë të parë si aktor dhe bëhet fjalë për “Jericho Ridge”, një prodhim anglez, me regji të Will Gilbey.

“Krenar t’ju njoftoj se filmi im i parë, “Jerich Ridge”, ka premierën e tij nëser në “Prifest”. Shpresoj që do t’ju pëlqejë debutimi im në aktrim. Gjithashtu dua të falenderoj ekipin e punës, shumë mirënjohës që jam pjesë e tij. Faleminderit që më bërët pjesë. Gëzuar për këtë film dhe për shumë të tjerë që do vijnë në vazhdimësi”, shkruan reperi bashkangjitur trailer-it të filmit.

Ky postim i artistit ka marrë mjaft komente pozitive nga ndjekësit e tij, të cilët duket se e kanë përqafuar këtë aventure të re të Capital T.

Ndërkohë që karriera e tij ka marrë gjithmonë vlerësime maksimale, së fundmi Kapoja ka qënë mjaft i përfolur për jetën e tij personale, pasi vet artisti konfirmoi se po shijonte një lidhje dashurie dhe se ishte shumë i lumtur.

Në media u diskutua shumë një lidhje e tij e mundshme me Adrola Dushin. Të dy personazhet e njohur publik nuk kanë preferuar që ta konfirmojnë se janë në një lidhje me njëri -tjetrin, edhe pse mediat kanë arritur të publikojnë disa detaje që tregojnë se dyshja është në një lidhje romantike.

Pas një vere të ngarkuar me koncerte, artisti i njohur i disa hiteve muzikore shqiptare, momentalisht po shijon një periudhë qetësie sa i përket performancave në klubet e natës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE