“Trushpëlarët nxorrën fitues një njeri nga rruga”- Gazetari njohur “godet” Luiz Ejllin

vovalbania September 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Trushpëlarët nxorrën fitues një njeri nga rruga”- Gazetari njohur “godet” Luiz Ejllin

Bled Mane është padyshim një nga gazetarët më të njohur në vendin tonë, por edhe “kundërshtari” më i madh i Luiz Ejllit.

Gazetarin e kemi parë shpesh ta “sulmojë” me deklarata Luizin, pas eksperiencës që dyshja patën në “Big Brother VIP Albania”.

E duket se diçka të tillë Bled Mane e ka bërë sërish ditën e djeshme në “E diell”.

Ai deklaroi se Luizi u shpall fitues i reality show-t vetëm sepse u votua nga “trushpëlarët”.

“Trushpëlarët e pa arsimuar votojnë ashtu si mua (apo tjetri) që mund të kem (ketë) mbaruar masterin dhe ky është defekti më i madh i kësaj demokracie sepse këta trushpëlarët duke bërë edhe një shumicë të marrin më qafë. Këta trushpëlarët nxjerin fitues në një show televiziv një njeri nga rruga. I japin çmimin e parë një kënge sharlatane”, tha Bledi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE