Prokuroria ankimon vendimin e Apelit, kërkon rikthimin në qeli të Encës

vovalbania September 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prokuroria ankimon vendimin e Apelit, kërkon rikthimin në qeli të Encës

Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në qeli të këngëtares Ruenca Haxhiaj të cilës iu zbuluan në ballkonin e shtëpisë disa vazo ku kultivonte kanabis sativa.

Ajo qëndroi vetëm dy ditë në qeli, teksa në seancën për caktimin e masës gjykata e Tiranës e nxori me ‘detyrim paraqitje’.

Përkundër kërkesës së Prokurorisë që kërkonte vijimin e hetimeve nën masën arrest në burg.

Organi i akuzës ka ankimuar në Apel vendimin e shkallës së parë.

Enca u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë.

Prokuroria nuk ishte në një mendje me gjykatën pasi kërkoi që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg.

Një verifikim me analiza laboratorike do të bëhet më tej për të faktuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49897 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE