“Vula” e PD-së në Gjykatën e Lartë/ Seanca gjyqësore do të mbahet më 27 dhjetor!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vula” e PD-së në Gjykatën e Lartë/ Seanca gjyqësore do të mbahet më 27 dhjetor!

Seanca gjyqësore për ‘vulën’ e Partisë Demokratike do të mbahet më 27 dhjetor në Gjykatën e Lartë.

Në mars të këtij viti Gjykata e Apelit vendosin rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Kujtojmë se gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.

Ndërkaq sot për të tretin vit radhazi, demokratët përkujtuan të ndarë ditën e themelimit, 11 dhjetorin e 1990 kur 33 vite më parë u krijua forca e parë opozitare. Në këtë ditë të shënuar, kreu i PD Lulzim Basha ka mbushur Pallatin e Kongreseve me demokratë ndërsa në ceremoni i janë bashkuar disa personalitete të PD.

Mes themeluesish, të rinjsh dhe ekipit drejtues, u vu re edhe prezenca e ish-presidenti Bamir Topi, ish zëvendëskryeminstri Rexhep Uka dhe e themeluesit të PD Preç Zogaj.

Mesazhin e parë zgjodhi atë se kujt i përket Partia Demokratike. Basha tha se përgjigjia më e mirë për t’u dhënë është “i takon Shqipërisë”.

“Para cdokujt që pyet: e kujt eshte partia demokratike? Partia Demokratike eshte e shqiperise”, tha Basha.

Demokratëve të të gjitha palëve, zgjodhi t’i bëjë thirrjen e bashkimit: “Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vitë nuk janë ndier në shtëpine tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë,  Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE