Dhuna tek fëmija 3-vjeçar, gazetari i njohur zbardh detajet e reja: Ndaj edukatoreve dhe kuzhinieres është marrë vendimi për…

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuna tek fëmija 3-vjeçar, gazetari i njohur zbardh detajet e reja: Ndaj edukatoreve dhe kuzhinieres është marrë vendimi për…

Ditën e djeshme në çerdhen “Gëzimi Ynë” është dhunuar nga dy edukatore dhe nje kuzhiniere, një fëmijë 3-vjeçar në Fushë Kosovë.

Daja e nipit i indinjuar, Faton Geci, ka publikuar video-incizimin në llogarinë e tij në Facebook, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj nipit të tij.

Në kamerat e sigurisë shihet qartë që fëmija rrihet e tërhiqet zvarrë dhe me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera ku familjarët pretendojnë se 3 mësueset e kanë rrahur përsëri.

Fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, po përjeton një ankth të madh. Mbetet për t’u parë se si do të veprojnë organet e drejtësisë.

Gazetari Arton Mulliqi tha se ndaj 3 edukatoreve është dhënë masa e sigurisë 1 muaj paraburgim.

“Policia në Kosovë në këtë fazë të hetimeve nuk jep shumë detaje, janë ndaluar nga policia për 48 orë dhe pritet që sot policia e Kosovës menjëherë të japë informacion shtesë lidhur me ngjarjen. Janë duke hetuar dhe pritet të caktohet masa e paraburgimit për 1 muaj. Ajo që e bën me shqetësuese është që ngjarja ka ndodhur në një kopsht publik jo në privat, siç mund të ketë ndodhur më herët”, tha gazetari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE