Ju prezantojmë me stilistin më të vogël që keni parë, 7-vjeçarin që mahniti botën!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me stilistin më të vogël që keni parë, 7-vjeçarin që mahniti botën!

Alexander është stilisti më i ri që ka goditur botën e modës dhe është vetëm 7 vjeç.

“Kam tre vjet që qep”, tha stilisti Max Alexander. “Unë isha katër vjeç. Tani, unë jam shtatë. Pashë një ëndërr që po bëja një fustan. E mendova dhe më pas në darkë, thashë se isha një stilist fustanesh.”

Pasi vërejti ëndrrat e djalit të saj, Sherri Madison tha se djali i saj kërkoi një manekin para se të thoshte “Unë do t’ju tregoj se jam rrobaqepës”. Nga pasioni i madh nëna e tij i dhuroi një manekin prej kartoni.

“Ai sapo kapi disa copëza nga studioja ime dhe filloi t’i tërheqë së bashku dhe po krijon këtë fustan të madh”, tha Madison.

Sot, edhe pse në moshë të vogël, Max po punon në profesionin që ka preferuar që në vogëli. Ai ka prodhuar më shumë se njëqind modele dhe puna e tij shitet dhe vlerësohet në të gjithë botën. Alexander shtoi se në ëndrrën e tij pa një tjetër stilist të famshëm, Paolo Gucci.

“E dija që isha Gucci në jetën e kaluar”, tha Alexander teksa punonte për një tjetër pjesë të tij.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE