Kanceri i merr jetën Nicky Newman, vajza që frymëzoi njerëzit me fushatën e saj pozitive dhe këndvështrimin e guximshëm për jetën!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanceri i merr jetën Nicky Newman, vajza që frymëzoi njerëzit me fushatën e saj pozitive dhe këndvështrimin e guximshëm për jetën!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë vajza që frymëzoi Britaninë me fushatën e saj pozitive dhe këndvështrimin e guximshëm për jetën në Instagram. E reja po luftonte me kancerin e gjirit. E njohur për frazën e saj, ‘go grab life’, Nicky Newman, nga Surrey, hodhi dritë mbi rëndësinë e shfrytëzimit sa më të mirë të çdo dite dhe çdo mundësie. Vdekja e Nicky-t u njoftua në Instagram përmes një postimi që ajo kishte shkruar më herët, të cilin e ndau bashkëshorti i saj Alex.

Fjalia e parë e postimit ishte: ‘Nëse po e lexoni këtë do të thotë se kam vdekur, megjithatë i kam kaluar 5 vite e gjysmë, jo keq për një kancer në gjoks në fazën 4’. Edhe në fjalët e saj të fundit Nicky iu lut ndjekësve të saj ta shfrytëzojnë jetën sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh.

Nicky zbuloi se kishte kancer në prill të 2018-ës. Brenda një jave, e ndjera pësoi një abort dhe u diagnostikua me kancer metastatik të gjirit. Kanceri ishte përhapur dhe ishte i pashërueshëm. Pavarësisht lajmit, Nicky vendosi të dokumentojë trajtimin e saj në Instagram duke tërhequr vëmendjen e rreth 300,000 ndjekësve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49437 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE