SHBA-BE urojnë besimtarët për Krishtlindje/Mbështetje rrugëtimit europian të Shqipërisë!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA-BE urojnë besimtarët për Krishtlindje/Mbështetje rrugëtimit europian të Shqipërisë!

Përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë përcollën urimet për të gjithë qytetarët shqiptarë, në ditën e Krishtlindjes.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacioni Europian shprehin edhe solidaritet e mbështetje në përpjekjet e Shqipërisë drejt rrugëtimit europian.

Gëzuar Krishtlindjet nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA! Gëzuar festat dhe urimet më të mira për një vit të ri të lumtur dhe të begatë!

Delegacioni i BE-së:

Ndërsa viti 2022 po mbyllet, ne shikojmë prapa në një vit të rëndësishëm për Shqipërinë në këto kohë të vështira të shënuara nga qëndrueshmëria njerëzore dhe solidariteti evropian. Puna jonë për ta afruar Shqipërinë me BE-në vazhdon të japë rezultate: fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe Samiti i Tiranës ishin piketa kyçe. Ne jemi të lidhur me të njëjtat vlera dhe qëndrojmë të fortë së bashku.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann:

Në emër të stafit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

Në vendin tonë, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve ‘90-të, kur u lejua besimi fetar i ndaluar nga diktatura. Darka e Krishtlindjes paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës. Betlehemi është qyteti i lindjes së Krishtit para dy mijë vjetësh, i ardhur në jetë në një kasolle.

Festa e Krishtlindjes quhet dhe Lindja në Mish e Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Në Krishtlindje kremtohet lindja si njeri e Birit të Perëndisë, të atij që së bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë është me të vërtetë Perëndi në jetë të jetëve.

Në Kishë këndohet: Virgjëresha lindi sot të përmbiqenshmen Fjalë, edhe dheu i blaton të paafruarit shpellën; Engjëjt, me barinjtë po lavdërojnë, Magët pra, bashkë me yllin po udhëtojnë; se për ne ka lindur Krishti, si djalë foshnjë, i parëjetshmi Zot.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50910 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE