Nis festivali Oktoberfest por ka një problem…

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis festivali Oktoberfest por ka një problem…

Në kryeqytetin e landit të Bavarisë, Mynih, ka nisur Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë. Edicioni i 188-të është planifikuar që të zgjasë edhe dy ditë më shumë se zakonisht, me shpresën për t’u rikthyer në ditët e lavdishme të festivalit, para se të niste pandemia. Mynihu pret të paktën gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë bota.

Por rritja e inflacionit në Gjermani ka ndikuar edhe në çmimin e birrës. Një litër kushton nga 12.60 euro deri në 14.90 euro, një rritje prej afërsisht 6.1% krahasuar me vitin e kaluar. Festivali i birrës do të përfundojë më 3 tetor, kur Gjermania feston 33 vjetorin e ribashkimit të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50936 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE