Pagoi 200 euro për një karavidhe por jo për ta ngrënë…/Gjesti i turistes emocionon të gjithë restorantin!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pagoi 200 euro për një karavidhe por jo për ta ngrënë…/Gjesti i turistes emocionon të gjithë restorantin!

Një karavidhe që gjendej në një rezervuar pranë hyrjes së restorantit luksoz “Gente di Mare” në Sardenjë pati fat pasi ra në sy një turisteje zvicerane, e cila pagoi 200 euro për ta sjellë në tryezë. “Zonja erdhi në restorantin tonë dhe menjëherë i bëri përshtypje rezervuari që kemi në hyrje. Më pyeti nëse mund ta lëshonte karavidhen dhe ta hidhte në det. Fillimisht mendova se po bënte shaka, por më pas kuptova që jo”- tha pronari i restorantit Antonio Fazzolino për gazetën britanike Telegraph.

Swiss tourist pays $210 for lobster at up-market restaurant in Sardinia, strokes it and then sets it free pic.twitter.com/lN6RTBBcE3

— Bowner (@agentbowner) September 18, 2023

Fazolino mori karavidhen, e peshoi në kuzhinë dhe u kthye në tavolinën e turistes duke thënë se vlente 200 euro dhe ajo ra dakord. E reja preferoi ta lëshojë vetë karavidhen. “Ajo donte të bënte një vepër të mirë”,-tha Fazzolino për turisten zvicerane. “Ajo dukej shumë emocionuese dhe më pas më përqafoi”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49065 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE