Tha se nuk ka më punë me Arbenitën, por Fero habiti me deklaratën e fundit

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tha se nuk ka më punë me Arbenitën, por Fero habiti me deklaratën e fundit

Fero ka qenë shumë i komentuar për jetën e tij private dhe raportin me ish partneren Arbenita Ismajli.

Kjo e fundit e akuzoi publikisht për dhunë dhe e denoncoi edhe në polici ndërkohë që thumbat ndaj njëri-tjetrit nuk kanë pasur të ndalur në rrjete sociale kohët e fundit.

Fero deklaroi se i është përkushtuar fesë islame dhe se i ka ndarë përfundimisht rrugët me Arbenitën.

Mirëpo postimet e tij të fundit tregojnë të kundërtën. Fillimisht ish-reperi postoi një video ku shihej një luan, teksa ledhatonte partneren e tij luaneshë dhe shkruante: “Unë kur isha me Arbenitën”.

Ndërsa postimi i rradhës ka të bëjë me një deklaratë kontradiktore nga ato që ka thënë më parë.

“Zënkat janë të përkohshme, dashuria është përgjithmonë”, shkruhet në postimin e Feros, ku sërish në foto janë një luan dhe luaneshë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE