Pas Fifit, zbulohet edhe një tjetër konkurrent i “Dancing With the Stars”!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet një tjetër konkurrente e “Dancing with the stars Albania 2”

Një tjetër konkurent i “Dancing With the Stars”, sezonit të ri që pritet të nisë shumë shpejtë në Top Channel, është zbuluar sonte nga faqja zyrtare e programit, pas këngëtares Fifi.

Bëhet fjalë për Eni Shehun, moderatorin që së fundmi e kemi parë si pjesë të Top Albania Radio-s, ndërsa la pas edhe një eksperiencë të suksesshme tek “Pushime on Top” këtë verë.

Në krah të tij do të jetë Odeta Deshnica, një prej balerinave më të njohura për publikun dhe pjesë e TKOB prej shumë vitesh.

Ndërsa disa prej emrave të tjerë që janë konfirmuar janë: Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërcyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj dhe Juliana Nura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE