3 erëzat ‘magjike’ që do t’ju shkrijnë dhjamin rreth belit!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
3 erëzat ‘magjike’ që do t’ju shkrijnë dhjamin rreth belit!

E keni pyetur ndonjëherë veten cili është momenti i duhur për të rënë nga pesha? Mos u mendoni gjatë, nuk ekziston një fazë ose moment i caktuar dhe vajzat e dinë më së miri këtë gjë. Duket sikur nuk arrijnë të vendosin kurrë paqe me kilogramët e tyre dhe për këtë arsye janë gjithmonë në kërkim të dietave, pijeve detoksifikuese apo teknikave të reja dobësues.

Mënyra më e mirë për të qenë në formë është duke ngrënë sa më shëndetshëm dhe në porcione të vogla. Dhe duke folur për ushqime të shëndetshme, sot ju njohim me tre erëza që nëse konumohen në mënyrën e duhur shkrijnë dhjamin dhe kilogramët e tepërt.

1.Piperi i zi

Të gjithëve ju ka ndodhur të teshtini pasi keni nuhatur piper të zi. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kjo ndodh sepse piperi i zi ka në përmbajtjen e tij piperinë, një ndër aleatët më të mirë për të rënë nga pesha. Sipas një studimi të Sejong University piperina parandalon formimin e kolesterolit të keq, ndihmon trupin të përthithë sa më mirë ushqimet dhe t’i tresë ato me lëhtësi, shkrin dhjamin rreth belit dhe ijeve, si dhe parandalon oksidimin e enëve të gjakut.  Niseni mëngjesin me këtë pije : 200 ml ujë i vakët, 1 lugë çaji piper i zi dhe 1 limon i shtrydhur. Do të vini re ndryshime të menjëhershme që javën e dytë.

2.Xhinxheri

Xhinxheri ka në përmbajtjen e tij xhinxherolë, vajëra eseciale që kanë efekte antibakteriale, antipiretike (ulin temperaturën e trupit) dhe antiinflamatore. Mineralet dhe vitaminat të gjendura në rrënjën e xhinxherit, stimulojnë enzimat e tretjes, nxisin metabolizmin të djegë kaloritë e tepërta dhe ju ndihmojnë të humbni peshë.

3.Kanella

Kanella ju jep një shije fantastike ëmbëlsirave dhe biskotave, ju jep jetë edhe luleve ,si dhe ju ndihmon të bini nga pesha. Kanella është e pasur me hekur, kalcium, fribra dhe mangan. Këto minerale ndihmojnë në parandalimin e kolesterolit të keq, nxisin sistemin tretës, ju japin ndjesinë e ngopjes dhe djegin kaloritë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE