BE: Asociacioni të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE: Asociacioni të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte!

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka përsëritur se BE konsideron se formimi i Asociacionit duhet të fillojë menjëherë, pa vonesa dhe kushte.

Derisa theksoi se po monitorojnë me kujdes situatën në veri të Kosovës, dhe se po ndjekin me vëmendje rastin e arrestimit të tre serbëve të dyshuar për krime lufte.

Në konferencën për media, Stano tha po ashtu se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ndërkombëtar të cilin Kosova e mori përsipër, andaj siç tha ai, duhet të dorëzohet.

Ai ka thënë se pikëpamja e BE-së lidhur me situatën në veri të Kosovës është bërë e ditur në deklaratën e 27 shteteve anëtare.

Sa i përket arrestimeve të tre serbëve të arrestuar për krime lufte në Kosovë, zëdhënësi i BE-së tha se po ndjekin me vëmendje rastin dhe se nëse do të jetë e nevojshme do të reagojnë publikisht. Derisa theksoi se nuk janë duke vënë në dyshim asgjë, vetëm se po komunikojnë për të pasur ‘një pasqyrë’ të pastër të rastit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48681 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE