Çfarë po ndodh me këngëtaren, a është Shakira shtatzënë për herë të tretë?!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh me këngëtaren, a është Shakira shtatzënë për herë të tretë?!

Gjatë lidhjes me Gerard Pique, Shakira u bë nënë e dy fëmijëve, diçka që ishte një ëndërr e realizuar për të. Megjithatë, tani që të dy janë ndarë, disa raporte tregojnë se këngëtarja po kërkon të ketë një fëmijë tjetër. Mediat i kanë bërë jehonë asaj që tha Mhoni Vidente, e njohur në Meksikë për parashikimet e saj për figurat e famshme.

Sa i përket Shakirës, Vidente ka deklaruar se këngëtarja do ta fillojë vitin 2024 më dëshirën për një fëmijë të ri dhe se do të dëshirojë që këtë herë të jetë vajzë. Ajo gjithashtu do të dëshirojë që ky fëmijë të lindë në Miami dhe jo në Barcelonë, si dy djemtë e saj.

Gazeta spanjolle La Cataluna ka raportuar gjithashtu se Shakira mund të bëhet sërish nënë.

“Kolumbiania do të bëhet nënë, megjithëse nuk do të jetë ajo që do të mbetet shtatzënë pasi nuk do të donte të merrte rreziqet e të mbeturit shtatzënë në moshën 46-vjeçare”, thuhet në raport.

Rikujtojmë se, pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira është fokusuar me gjithë forcat në karrierën e saj, ndërsa sot (e mërkurë, 20 shtator) do ta prezantojë këngën e re me një titull mjaft interesant. Ditë më parë, këngëtarja kolumbiane ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fragment të materialit të ri muzikor me titull “El Jefe” (“Shefi”).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49203 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE