E cilësoi si një nga këngët e tij të preferuara, Sardi Strugaj zbulon historinë personale që e lidh me projektin “Deti”!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
E cilësoi si një nga këngët e tij të preferuara, Sardi Strugaj zbulon historinë personale që e lidh me projektin “Deti”!

Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Ditën e sotme konfirmohet zyrtarisht një tjetër emër. I ftuar në “Wake Up”, këngëtari dhe kantautori i njohur Sardi Strugaj bëri të ditur se ai do të jetë pjesë e kësaj gare të madhe kërcimi. Por së fundmi Sardi ka publikuar dhe këngën e tij më të re që mban titullin “Deti” dhe që erdhi në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Artisti ka treguar në fakt se kjo këngë ka një histori shumë të veçantë që e ka lidhur akoma dhe më shumë me këtë projekt…

Si lindi ky bashkëpunim me Marsela Çibukaj?

Me Marselën kemi njohur para 2 vitesh. Po punoj disa këngë të saj që janë shumë të bukura dhe ajo po përgatitet t’i lançojë. Ka një përgatitje shumë të madhe për atë që Marsela do të publikojë në vazhdim. “Deti” lindi si një këngë që e kam dashur shumë që në momentin e parë kur u krijua dhe u krijua me dy pjesë. Ka një histori personale që më lidh shumë me të dhe u dashurova pas kësaj kënge. Janë 3 këngë që kam punuar për të sjellë këtë verë, “Te Ana”, “Kujtom mu” dhe “Deti”. Të treja kanë njëfarë lidhje me njëra-tjetrën. Unë shkruaj shpesh në natyrë, det ose mal, këto janë burimi i frymëzimit tim. Për “Deti” isha nisur një ditë për në Durrës për të ngacmuar veten për të shkruar diçka, por nuk po më vinte asgjë. Kësaj radhe m’u duk sikur detit i jishte ngelur hatri sepse nuk po më jepte asgjë. Nuk po më frymëzonte dhe këtu lindi vargu i parë, pastaj pjesa tjetër rrodhi. Nuk kisha shkruar një strofë të dytë.

Pastaj një natë tjetër më kapi ai ‘budallallëku i artistit’ dhe u nisa rreth orës 01:00 të natës për në Durrës. Ishte tetori i vitit të kaluar dhe kishte filluar një shi i frikshëm, ka qenë një stuhi shumë e madhe por unë nuk doja t’ia dija dhe u nisa për në Durrës. Ora 01:00 e natës dhe kisha atë këngën në sfond duke u luajtur në mënyrë që ta merrja që rrugës atë inspirimin. Diku afër kthesës së Rinasit, më rrëshket makina dhe filloj e rrotullohem, bëj aksident dhe përfundoj jashtë rrugës. Ka qenë një nga momentet më të frikshme që kam kaluar në jetën time, momenti kur nuk ke kontrollin e makinës për shkak të lagështirës. Akoma dridhem pak kur e mendoj atë moment kur ti përpiqesh ta kesh nën kontroll dhe kupton se asgjë nuk është në dorën tënde, fillon i lutesh Zotit dhe bërtet me të madhe: “O Zot më ndihmo!” Nuk kisha asnjë gërvishtje dhe makina u shkatërrua. Kjo ishte dhe ironike, kishte ndaluar makina dhe kënga vazhdonte. Por si eksperiencë më lidhi shumë me këngën dhe u bë kënga ime e preferuar duke bashkuar dhe këtë histori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49657 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE