Dea Mishel: Sot u zgjova duke qarë….uroj të jesh e lumtur

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dea Mishel: Sot u zgjova duke qarë….uroj të jesh e lumtur

Dita e djeshme ka qënë mjaft e vecantë për Dea Mishel, e cila ka festuar ditën e saj të lindjes, ku ka marrë urime të pafundme nga ndjekësit edhe miqtë e saj.

Pavarësisht se ditën e saj të rëndësishme vendosi ta kalonte duke punuar për programin e saj, “Influencer”, moderatorja ka arritur të surprizohet nga fansat e saj, të cilët i kanë dërguar tufa lulesh të shumta.

Por mëngjesi i sotëm nuk ka qënë edhe aq i mirë për bukuroshën bionde, e cila është zgjuar me lot në sy. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Dea ka treguar se ka parë një ëndërr, e cila e ka trishtuar së tepërmi.

“Sot u zgjova duke qarë sepse pash ëndërr sikur kisha një peshk që fliste dhe tani nuk e kam më. Uroj të jesh i lumtur peshku”, shkruan Dea bashkangjitur postimit të saj në “Instastory”, ku shfaqet me lot ne sy.

Në një tjetër postim, Dea ka publikuar foton e një peshku që kishte parë në ëndërr dhe shkruan: “Ishte kështu dhe ishte i mërzitur sepse e kishin mbyllur në një akuarium të pisët por unë e shpëtova. Kishte super sens humori”.

Prej ditës së dielë, Dea ka prezantuar për publikun, së bashku me Argjita Spanca, programin “Influencer”, për të cilin janë edhe autore.

Dea ka shpjeguar se do të jenë 10 “influencers” të rinj, pesë prej të cilëve do jenë djem dhe pesë do të jenë vajza. Të gjithë ata do të jenë nga fusha të ndryshme por që janë të lidhur ngushtë me artin. Ata do të jetojnë bashkë dhe do të sfidohen çdo javë për të treguar talentin dhe aftësitë e tyre. Të gjitha detajet e punës së tyre do të mund të shihen nga i gjithë publiku, i cili do të shohë një grup të rinjsh tepër argëtues.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49372 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE