Elon Musk ka një lutje publike për Taylor Swift!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elon Musk ka një lutje publike për Taylor Swift!

Elon Musk duket se i është lutur një prej këngëtareve më të njohura në botë, Taylor Swift, që ta publikojë muzikën e saj, direkt në platformën X ( që më parë ka qënë Twitter). Krijuesja e hitit “Anti-Hero” ka bërë disa postime në proflin e saj “X”, në të cilën ajo i shtynte fansat e saj të zgjidhnin enigmat për të zbuluar titujt e këngëve për albumin e saj të ardhshëm.

Si përgjigje, Musk u duk se u përpoq të përdorte famën e Swift për publicitetin e platformës së tij, e cila gjendet në mes polemikash dhe vendimesh katastrofike biznesi.

“Mezi pres që ky album të dalë, seriozisht,” shkroi Swift në X.

“Unë rekomandoj të postoni disa video muzikore ose video koncertesh drejtpërdrejt në platformën X”, shkroi Musk.

Përgjigjia e Musk në postimin e Swift, ka ngjallur reagime të fansat e këngëtares, të cilët kanë shkruar:

“Tashmë edhe Elon ka nevojë për publicitetin e Swift”.

Nga ana tjetër, Swift ka publikuar listën e plotë si edhe titujt e këngëve të albumit të saj, i cili pritet të publikohet më 27 Tetor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE