Kuvend/ Miratohen me 97 vota pro ndryshimet e projektligjit për shtetësinë!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvend/ Miratohen me 97 vota pro ndryshimet e projektligjit për shtetësinë!

Miratohen me 97 vota pro, nga 84 të nevojshme, ndryshimet e projektligjit për shtetësinë në Kuvend.

Ndryshimet në projektligj u propozuan nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me qëllim që qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, të mos i nënshtrohen një testi për gjuhën dhe historinë shqiptare për të përfituar nënshtetësinë.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim projektligjin për fondet e pensionit privat në Kuvend. Ndërkaq, ndryshimet e pagave të gjykatës kushtetuese u shtynë me kërkesë të Jorida Tabakut. Ky projektligj kërkonte 84 vota.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49428 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE