“Nuk ka ndodhur kurrë”, Berisha: Një palë po i dikton tjetrës përfaqësimin

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debati për energjinë/ Berisha: Pasuria kombëtare është kthyer në një mallkim! Spiropali: Varrmihësi i sistemit energjetik shqiptar

Vijoi në Kuvend debati mes deputetëve demokratë dhe drejtueses së seancën Ermonela Felaj, për çështjen se kush është kreu i grupit të PD.

Sali Berisha e cilësoi situatën të paprecedentë, ku sipas tij njëra palë po tenton t’i diktojë palës tjetër përfaqësimin.

“Siç e shikoni, në këtë seancë deputetët e dalë nga krimi, droga dhe vjedhja, përpiqen me çdo kusht t’i imponojnë për opozitë atë që duan ata, të zgjedhin edhe opozitën tuaj dhe të popullit opozitar.

Nuk ka seancë më të shëmtuar, nuk ka skenë më të shëmtuar se kjo.

Nuk ka asgjë më të shpifur kur ju, rregullat elementare në interes të funksionimit të këtij institucioni, i shkelmoni në akt të pastër armiqësor ndaj opozitës, pavarësisht se ajo de facto përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese.

Skena të tilla, inskenime të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti.

Ka pasur akte, drama, krime të shëmtuara, por akte të tilla ku ju të përpiqeni të emëroni opozitën, t’u merrni të drejtën deputetëve të opozitës se kush do i përfaqësojë ata në këtë parlament, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, përveçse ndodh me ju”, tha Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49979 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE