28 deputetë firmosin për Bardhin si kryetar grupi, Basha: S’merrem me tallava

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
28 deputetë firmosin për Bardhin si kryetar grupi, Basha: S’merrem me tallava

Lufta e brendshme në Partinë Demokratike vijon. 28 deputetë kanë firmosur që kryetar grupi i kësaj force politike të jetë Gazment Bardhi dhe jo Lulzim Basha. Mirëpo, ky i fundit ka zgjedhur që të mos e komentojë këtë vendim, duke thënë se nuk “merret me tallava”.

“Nuk merremi me tallavatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla”, tha Basha.

Në Kuvendin Kombëtar të mbajtur pak javë më parë, Basha bëri ndryshime në statutin e PD-së, ku vendosi se në rast se demokratët do të jenë në opozitë, atëherë kryetari i partisë do të jetë edhe kryetar grupi. Pra e “zhveshi nga pushteti”, Gazment Bardhin që dikur e kishte aleat, e ndërsa sot është krah Sali Berishës. Mirëpo, ky vendim i Bashës nuk është pranuar nga shumica e deputetëve.

Deputetët që kanë firmosur

Agron Gjekmarkaj
Asllan Dogjani
Bledion Nallbati
Bujar Leskaj
Dashnor Sula
Dhurata Cupi
Edi Paloka
Ervin Salianji
Ferdinand Xhaferaj
Flamur Hoxha
Gazment Bardhi
Greta Bardeli
Helidon Bushati
Ina Zhupa
Isuf Celaj
Jorida Tabaku
Kastriot Piroli
Lefter Gështenja
Lindita Metaliaj
Ludovik Hasanaj
Qani Xhafa
Ramadan Likaj
Saimir Korreshi
Sorina Koti
Tomor Alizoti
Xhelal Mziu
Zheni Gjergji

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50384 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE