Pas daljes nga BBV, ja si u ndje Olta Gixhari kur pa se e urrenin ‘gjysma e shqiptarve’

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas daljes nga BBV, ja si u ndje Olta Gixhari kur pa se e urrenin ‘gjysma e shqiptarve’

Ditën e sotme, Olta Gixhari ka zhvilluar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme e disa prej tyre aktorja u është përgjigur.

Mirëpo një prej pyetjeve tërhoqi më shumë vëmendjen e aktores dhe publikut.

Një prej ndjekësve i kujtoi Oltës momentin se si u ndje ajo kur zbuloi pas daljes nga “Big Brother VIP” se gjysma e shqiptarëve e urrentje.

“U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality show. Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë“, tha Olta.

Më tej, aktorja u ndal edhe te thashethemet se do e shohim në jurinë e “Dancing With The Stars”.

“A është i vërtetë lajmi që do jesh në jurinë e DWTS”, e pyeti një ndjekës.

“Mos u merrni me thashetheme“, ia ktheu aktorja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48845 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE