Vjosa Osmani takohet me Presidentin Biden! Mesazhi i fortë pas shtrëngimit të duarve në New York!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjosa Osmani takohet me Presidentin Biden! Mesazhi i fortë pas shtrëngimit të duarve në New York!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës në SHBA në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Me duart shtrënguar fortë me liderin amerikan, Osmani e konsideroi aleancën e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleancë të përjetshme të lirisë.

“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”– shkruan Osmani krahas momenteve të publikuara nga takimi.

Vlen të theksohet se më herët në “Top Story”, Presidentja e Kosovës deklaroi se pa SHBA-në, Kosova do ishte zhdukur si shtet. Sipas Osmanit, raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ekzistencial për Kosovën. Për të treguar domethënien e raportit mes dy vendeve, Osmani risolli në kujtesë një pasazh nga fjalimi ikonik i Biden sa i përket pushtimit të Ukrainës.

“Në momentet më të rënda që përjeton, ka shumë rëndësi kush qëndron me ty.”– citoi Osmani Biden, duke nënkuptuar se e ka të rrënjosur thellë në kujtesë ndihmën që i dha SHBA Kosovës për t’i bërë ballë gjenocidit serb.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50925 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE