Anglia i dhuron burgjeve shqiptare mjetet për transportin e të burgosurve!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Anglia i dhuron burgjeve shqiptare mjetet për transportin e të burgosurve!

Një flotë automjetesh moderne për burgjet shqiptare u dhuruan sot nga qeveria angleze. 15 makina elektrike dhe 22 furgonë, me një vlerë prej 1.5 milion stërlinash iu dorëzuan Drejtorisë së Burgjeve. Mjetet do të përdoren për lëvzjen e punonjësve të burgjeve dhe transportin e të burgosurve.

Makinat e reja për policinë e burgjeve, me vlerë 1.5 milion stërlina paguar nga qeveria angleze si pjesë e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.

Tashmë që makinat erdhën pritet ardhja e pasagjerëve, çunave të Londrës për të vuajtur dënimet në burgjet e Shqipërisë. Admir Abëria, drejtor i përgjithshëm i burgjeve tha se kjo mbështetje e qeverisë angleze dorëzimin e 15 makinave elektrike dhe 22 furgoneve, rrit modernizimin e sistemit penitenciar shqiptarë.

Ulsi Manja ministër i drejtësisë deklaroi se ndihma bujare e qeverisë britanike bën të mundur rritjen e standardeve në sistemin e burgjeve në trajtimin dinjitoz të të dënuarve.

“Aseti jonë më i çmuar kapitali njerëzor policia e burgjeve…”, tha Ulsi Manja.

Alastair King-Smith e shikon nisje të zbatimit të marrëveshjes si një moment historik mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.

“Ishte një marrëveshje të cilën nuk dija nëse do të realizohej. Jam i kënaqur për këtë marrëveshje në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Kjo marrëveshje është inovarote për burgjet shqiptare. Do të presin 200 shqiptarë që do të vijnë në dy vitet e ardhshme të vuajnë dënimin në Shqipëri”, tha ambasadori i Anglisë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se “ky është event për njerëzit për ato gra e burra që punojnë në sistemin e njerëzve të cilët janë aseti më me vlerë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49328 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE