Artisti Killua trazon rrjetin me postimin e fundit: “Ina Kollçaku dhe Sardi Strugaj kanë me ra në dashuri me njëri-tjetrin në DWTS”!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artisti Killua trazon rrjetin me postimin e fundit: “Ina Kollçaku dhe Sardi Strugaj kanë me ra në dashuri me njëri-tjetrin në DWTS”!

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Ditën e djeshme u konfirmua zyrtarisht një tjetër emër. I ftuar në “Wake Up”, këngëtari dhe kantautori i njohur Sardi Strugaj bëri të ditur se ai do të jetë pjesë e kësaj gare të madhe kërcimi.

Përveç tij, aktivistja dhe opinionistja, Ina Kollçaku është poashtu më gati se kurrë të sfidojë veten në kërcim. Kujtojmë se Ina ka qenë pjesë e Për’puthen 1. Sa do e ndihmojë atë eksperienca që ka në show balerini profesionist Eltion?

Por çfarë i lidh këto dy emra me njëri-tjetrin?! Reperi i njohur Killua ka ‘bërë lëmsh’ rrjetin pak minuta më parë, ku përmes një Instastory shkruan:

Unë them Ina Kollçaku dhe Sardi Strugaj kanë me ra në dashuri me njëri-tjetrin në Dancing With the Stars.

Ne na mbetet vetëm të presim fillimin e spektaklit për të parë nëse, kjo që aludon artisti do të ndodhë. Rikujtojmë se, Aris Demaj, apo Killua siç njihet me emrin e tij të artit, është padyshim një nga artistët më premtues dhe të talentuar të tregut tonë. Duke nisur nga tekstet e tij aq origjinale, thirrjet dhe mesazhet që ai përçon tek publiku, padyshim që duhen vlerësuar. Por për sa i përket detajeve të jetës së tij personale por edhe profesionale, artisti nuk ka ngurruar që të na zbulojë më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50411 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE