I “rrëmbyen” partneren, konkurrenti i “Love Island” eliminohet në mënyrë të papritur nga gara!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I “rrëmbyen” partneren, konkurrenti i “Love Island” eliminohet në mënyrë të papritur nga gara!

Denisit i është dhënë një mundësi në vilën e “Love Island Albania” për të zgjedhur një prej vajzave për t’u bërë çift, pas takimeve që pati me to dhe ai ka zgjedhur sot pikërisht Aishahn, e cila pranoi dhe la në këtë mënyrë Salionin ‘single’.

Menjëherë pas vendimit të Denisit, produksioni i dërgoi një mesazh Salionit, duke e njoftuar se kanë marrë vendimin që ta eleminojnë, duke mos e vazhduar më tej aventurën në vilën e dashurisë, pasi është single.

Ishullorëve dhe vetë Salionit u erdhi shumë i papritur ky lajm, duke parë edhe reagimin e tyre, sidomos të Aleksandros, i cili ishte miqësuar shumë me të e u prek nga ky vendim dhe ka shpërthyer në lot teksa ndër të tjera tha: “E kisha si vëlla dhe ndaja çdo gjë me të.”

Ndërkohë Aishah i tha “ish-partnerit”: “Dua të iki në shtëpi. Nuk e di pse më zgjodhi mua, s’kam folur me të. Unë nuk e pëlqej dhe s’kam tërheqje me të s’mund të rri në një shtrat me Denisin.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE