Einxhel Shkira reagon ashpër pas lajmeve të portaleve se ka shtuar në peshë: “Më lodhët shpirtin!”

vovalbania August 25, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira reagon ashpër pas lajmeve të portaleve se ka shtuar në peshë: “Më lodhët shpirtin!”

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Por, padyshim me një famë të tillë që prej fillimit, prezantuesja ka qenë në qendër të portaleve si për sa i përket dyshimeve për shtatzaninë ashtu edhe për gjininë e fëmijës e së fundmi mesa duket disa portale kanë filluar ‘t’i numërojnë dhe kilet’. Me anë të një postimi në Instastory teksa ka treguar një lajm për të ku thuhet “Imazhet na mashtruan, Einxhel është shëndoshur më shumë”, bukuroshja ka reaguar me të vërtetë ashpër.

Përtej shakave që bëj me shkrimet tuaja, kisha vendosur të bëja pauzë, por ju nuk njihni as heshtje elektorale as shtatzanie… Nuk dini as çfarë është njerzillëku, as qytetaria dhe as profesionalizmi!! Nuk e di që kur barku i shtatzanisë qenka shëndoshje dhe nuk e di çfarë ka për mashtrim këtu?! Po prisni që të jetë petë deri në muajin e 9 apo çfarë? E dini besoj që ka një krijesë aty e zgjeron hapësirën e vet? Po ju më lodhët shpirtin derisa e nxorra, nuk latë gjë pa sajuar, më patë barkun nga kurrizi, ma gjetët sa javëshe prej pozicionit të yjeve, gjininë nga ngjyra e rripit të kanatjeres e të tjerë, e të tjerë. Kurse tani që po dal lirshëm filluat po na peshoni me sy sa jemi shëndoshur. Mirë që doni të bëni lajme, po mos u bëni injorantë, të paktën deri në këtë pikë, se e keni degraduar komplet gazetarinë dhe misionin e gazetarit. 

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, por së fundmi aktorja ka publikuar një InstaStory në rrjetin e saj social Instagram ku u dyshua se padashje ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Portalet kanë ‘shpërthyer’ nga postimi i Monikës. Mirëpo, Einxhel ka reaguar duke na zbuluar se nuk e di as vetë gjininë e fëmijës dhe e vetmja që e di është motra e Dagz, halla e fëmijës që do të vijë në jetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65142 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE