Mashtronin italianë që të investonin në “Forex”, në pranga 2 administratorët e Call Center në Tiranë, 2 në kërkim

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mashtronin italianë që të investonin në “Forex”, në pranga 2 administratorët e Call Center në Tiranë, 2 në kërkim

Një skemë mashtrimi nga një call center në Rrugën e Zallit është zbuluar, duke vënë në pranga 2 administratorë, e ndërsa 2 të tjerë janë vënë në kërkim. Në pranga kanë rënë B. K., 27 vjeç, dhe M. K., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, e ndërsa në kërkim janë J. K., 51 vjeçe, dhe E. K., 32 vjeç.

Mësohet se këto 4 persona kishin në administrim një call center në Rrugën e Zallit, në të cilin ishin të punësuar rreth 60 punonjës.

Ato telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit i bindnin që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000 euro, njësi kompjuterike, aparate celulare, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE