Ndërron jetë në moshë fare të re mesfushorja e Sheffield United Maddy Cusack!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërron jetë në moshë fare të re mesfushorja e Sheffield United Maddy Cusack!

Fakteqësisht ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare mesfushorja e Sheffield United, Maddy Cusack, e cila mbante edhe rolin e menaxheres së marketingut. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi anglez me një njoftim në rrjetet zyrtare:

Sheffield United Football Club është i tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Maddy Cusack, lojtare e ekipit të femrave që nga viti 2019 dhe menaxhere marketingu e Klubit të Futbollit. Maddy arriti një moment historik, ndërsa numëroi 100 paraqitje për Sheffield United Women. Për më tepër, e ndjera ka qenë një kolege e çmuar në zyrat e Bramall Lane, duke u zhvendosur nga Fondacioni i Komunitetit të Sheffield United në Klub në vitin 2021 për të ndihmuar në marketing.

Klubi nuk zbuloi asnjë detaj në lidhje me vdekjen e Cusack. Mesfushorja ishte caktuar si zëvendës-kapitene e Sheffield United muajin e kaluar dhe sapo kishte filluar sezonin e saj të gjashtë me ekipin, duke e bërë lojtarja më jetëgjatë në skuadrën aktuale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE