Qëlloi me armë drejt punonjësve të policisë, arrestohet në Bruksel 38-vjeçari nga Vlora. U prezantua me identitet tjetër !

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qëlloi me armë drejt punonjësve të policisë, arrestohet në Bruksel 38-vjeçari nga Vlora. U prezantua me identitet tjetër !

Një 39-vjeçar nga Vlora, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë belge.

Bëhet fjalë për Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj, i cili akuzohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me një tjetër person, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 2 punonjës policie, jashtë shërbimit.

Në momentin e ndalimit nga Policia belge, 38-vjeçari është prezantuar me një identitet tjetër, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Tiranës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur atij, një armë të ftohtë, e llojit thikë.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative e Policisë shqiptare dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve në kohë të shpejtë nga Interpol Tirana dhe FAST Albania, me homologët belgë, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, që fshihej në Belgjikë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Brukselin, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE