Në koncertin e tij të fundit, Armaldo Kllogjerit i ndodh e papritura në lidhje me Luiz Ejllin!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në koncertin e tij të fundit, Armaldo Kllogjerit i ndodh e papritura në lidhje me Luiz Ejllin!

Armaldo Kllogjeri është një nga ish-banorët e këtij sezoni të BBV më të suksesshëm dhe që arriti të fitonte shumë fansa gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një artist, tepër karizmatik dhe me një humor të veçantë, Armaldo bëri shumë zhurmë gjatë edhe pas qëndrimit të tij në BBV.

Së fundmi Armaldo ka zhvilluar një koncert në Shkodër ama ka qënë surprizuese për Maestron fakti se fansat e Luizit nuk e kanë lënë aspak rehat, pasi kanë nisur të thërrasin njëzëri emrin e Luizit në përfundim të performancës . Armaldo e ka marrë me sportivitet situatën, duke i drejtuar mikrofonin e tij, e duke i kërkuar të thërrasin më fort. Më pas Maestro dëgjohet duke thënë:

“Mirë, mirë mjafton. Kush ka ndonjë pyetje për Big-un ta thotë tani”, 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. A do të jenë kërcimet e tij ‘xhorxhes’? Mbetet për të pritur netët e show-t të kërcimit dhe t’i urojmë suksese Armaldos dhe partneres së tij në kërcim, Marjana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE