Donald Trump shfaqet në një lokal në Iowa duke shpërndarë pica për mbështetësit e tij!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Trump shfaqet në një lokal në Iowa duke shpërndarë pica për mbështetësit e tij!

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati aktual republikan, Donald Trump u shfaq në një lokal-restorant në Iowa. Trump përshëndeti mbështetësit, të cilët e duartrokitën dhe shpërndau pica falas.

Disa arritën të fotografonin pranë ish-presidentit ndërsa ai ia plotësoi dëshirën një gruaje dhe i firmosi bluzën. Situata u monitorua nga afër nga sigurimi i tij, por ai me sa duket ishte i sigurt pasi u gjend mes më shumë se 100 mbështetësve të tij. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, më herët drejtuesit e fushatës së Donald Trump thanë se kanë mbledhur vetëm nga fotoja e Donald Trump si i pandehur, stampuar tashmë kudo, në gota, bluzë, vitrina dyqanesh e kudo tjetër, plot 7.1 mln dollarë. Shitësit në Florida janë shumë të kënaqur me foton, pavarësisht se janë fansa të ish-presidentit. Duket se fotoja e famshme, i ka pëlqyer edhe vetë Trump-it, i cili menjëherë pasi u largua nga burgu i kontesë Fulton, shkroi në rrjetin social X, njohur si ish-Twitter, se kurrë nuk do të dorëzohet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE