Incidenti për vota në Kukës mes kushërinjve dhe vëllait të Safet Gjicit, policia del me njoftimin e fundit

vovalbania May 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Incidenti për vota në Kukës mes kushërinjve dhe vëllait të Safet Gjicit, policia del me njoftimin e fundit

Ka reaguar policia e Kukësit në lidhje me sherrin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Bushat ku dy kushërinjt Bedri dhe Nebi Sinamati, të cilët kanë bërë denoncim për Lavdrim Gjicin vëllanë e kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, se i ka kërcënuar me armë.

Në një  reagim policia thotë pasi Bedri Sinamati i ka telefonuar autoritetet të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Blutë bëjnë me dije se ky shtetas ishte përshirë në një konflikt për motive të dobëta, në rrugë, me 3 shtetas të tjerë.

“Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasit e përfshirë në konflikt: Bedri Sinamati, Naim Sinamati, Lavdrim Gjici dhe Q. H”- njofton policia.

Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat, automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin  qarkullonin Lavdrim Gjici dhe shoqëruesi i tij.

Policia njofton se në atomjetin e këtyre të fundit nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Në përfundim të veprimeve procedurale, të katërt shtetasit e shoqëruar u lanë të lirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE