Estetistja 21-vjeçare vdes gjatë operacionit për zmadhimin e gjoksit!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Estetistja 21-vjeçare vdes gjatë operacionit për zmadhimin e gjoksit!

Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit plastik. Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Alessia Neboso, estetistes së re 21-vjeçare, e cila vdiq një javë më vonë pas operacionit për zmadhimin e gjoksit.

E reja, me origjinë nga San Pietro, një lagje në periferi të Napolit, u ndje keq pas zmadhimit të gjoksit të kryer në Napoli dhe ndërroi jetë. Familja e së ndjerës të shkatërruar nga dhimbja e humbjes së tmerrshme dhe të parakohshme të vajzës së tyre ka bërë denoncimin dhe kërkon të zbardhet ajo që ka ndodhur. Prokuroria Publike e Napolit ka hapur një hetim për vdekjen e 21-vjeçares.

Janë sekuestruar kartelat mjekësore dhe është urdhëruar autopsia.  Alessia ishte afër martesës me të dashurin e saj, një ëndërr që fatkeqësisht u shkatërrua pas tragjedisë. Vdekja e parakohshme e vajzës tronditi të gjithë komunitetin napolitan, veçanërisht në San Pietro a Patierno, lagja nga e kishte origjinën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE