U tha se kopjoi Arbanën gjatë moderimit të BBVA 3, reagon Ledion Liço

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Arbana Osmani u përpoq të mohonte lajmet se Ledion Lico do të jetë moderator i BBV, por me një foto të vjetër!

Ledion Liço u bë viral në rrjet për një kërcim që bëri gjatë prezantimit të “Big Brother VIP Albania”.

Mirëpo të shumtë ishin ndjekësit që ‘kritikuan dhe ‘akuzuan’ Ledionin se e kopjoi kërcimin nga Arbana Osmani.

Për këtë, një reagim ka ardhur nga Ledioni. Ai ka postuar një video të vjetër në Instagram ku shihet duke bërë kërcimin e njëjtë me atë të BB.

Kështu, Ledioni lë të kuptohet se në fakt kërcimin që bëri gjatë transmetimit, e ka pjesë të jetës së tij dhe e bën shpesh.

Edhe Sara Hoxha, partnerja e Ledionit reagoi për aludimet se ai ka kopjuar Arbanën, e cila po ashtu publikoi videon e mësipërme të Ledionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE